Studimi i ISHP: Fëmijët e vaksinuar kundër hepatitit B janë të mbrojtur edhe nga kanceri i mëlçisë
13 sëmundje infektive parandalohen duke zbatuar kalendarin kombëtarë të vaksinimit. Vaksina kundër hepatitit B është vetëm një prej tyre, e cila sipas specialistëve mbron jo vetëm nga infeksioni por edhe nga kanceri i mëlçisë.
Sipas Koordinatores së Programit Kombëtar të vaksinimit, ISHP, Rovena Daja, fëmijët e vaksinuar janë negativë për hepatitin B dhe njëkohësisht, kur të rriten, janë të mbrojtur nga kanceri i mëlçisë.
“Vaksina e hepatitit ka mbulesë vaksinale të lartë 98% i mbron fëmijët që në lindje nga hepatitis B dhe mbron nga kanceri i mëlçisë. Studim i ISHP në 2025 tek fëmijët 6 dhe 7 vjeç, është parë që fëmijët e vaksinuar janë negative për hepatit B dhe njëkohësisht kur të rriten ato janë të mbrotjur nga kanceri i mëlçisë”, është shprehur ajo.
Një tjetër vaksinë që synon uljen e rasteve me sëmundje tumorale është edhe ajo ndaj Human Papiloma Virusit, e cila prej vitit 2022 aplikohet tek vajzat 13 vjeçare dhe nga janari 2026 ka nisur edhe vaksinimi i djemve.
“Janë mbi 50 mijë djem dhe vajza që kanë aplikuar vaksinën ndaj hpv. Pavarësisht përpjekjes së ekspertëve të shëndetit publik, vaksina kundër fruthit, vazhdon të jetë në nivele të ulta dhe kjo sipas tyre vë në rrezik të vegjlit”, është shprehur koordinatorja.
Në javën e imunizmit bluzat e bardha apelojnë për respektim të kalendarit të vaksinimit, si e vetmja formë për tu mbrojtur nga sëmundjet infektive. Ata thonë se vaksinat janë arritje e rëndësishme prej të cilave vetëm në 50 vitet e fundit janë shpëtuar 150 milionë jetë njerezish.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona