Studimi/ Kimikatet në produktet e përditshme lidhen me lindjet e parakohshme
Një studim i ri ka gjetur lidhje mes një kimikati të përdorur gjerësisht në produkte të përditshme dhe rritjes së lindjeve të parakohshme.
Bëhet fjalë për substancën DEHP, e pranishme në kozmetikë, detergjentë dhe produkte shtëpiake, e cila mund të ndikojë në hormonet që rregullojnë shtatzëninë.
Sipas studimit, në vitin 2018 kjo substancë lidhet me rreth 1.97 milionë lindje të parakohshme dhe afro 74 mijë vdekje foshnjash në nivel global.
Grimcat e saj hyjnë në organizëm përmes ajrit, ushqimit dhe pluhurit, duke ndikuar në funksionimin e placentës.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse lidhja nuk është plotësisht e konfirmuar si shkak-pasojë, rreziku për shëndetin publik mbetet i lartë dhe kërkon rregullim më të fortë të përdorimit të kimikateve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania