Studimi: Tatuazhet mund të ndikojnë në mënyrën si reagon sistemi imunitar
Thuajse 40% e të rriturve nën 40 vjeç në Europë kanë tatuazhe në trup, pa e ditur se ato mund të ndikojnë në mënyrën se si reagon sistemin imunitar.
Dyshimet kanë lindur nga një studim i kryer nga Instituti për Kërkime në Biomedicinë në Zvicër që kanë analizuar toksicitetin e bojërave të tatuazheve, sidomos të pigmentëve më të përdorur, siç është e zeza e kuqja dhe jeshilja.
Studiuesit kanë zbuluar se boja e tatuazhit nuk mbetet vetëm në lëkurë, por qarkullon në trup dhe grumbullohet në sistemin imunitar për vite me radhë. Pigmentet që makrofagët nuk arrijnë t’i tresin shkaktojnë inflamacion dhe mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit. Efekti u pa më i fortë te ngjyrat e kuqe dhe të zeza.
Në testet me minj, studiuesit zbuluan se pigmentet udhëtonin shpejt drejt nyjeve limfatike dhe qëndronin aty për dy muaj. Interesante është se tatuazhet dobësuan reagimin imunitar ndaj vaksinës së COVID-19, por rritën përgjigjen ndaj një vaksine të gripit të çaktivizuar me UV. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se këto gjetje duhen konfirmuar tek njerëzit.
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin po shqyrton gjithashtu lidhjet e mundshme midis tatuazheve, reagimit imunitar dhe rreziqeve afatgjata, përfshirë limfomat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti