Studimi, testohet terapia gjenetike që synon rinovimin e qelizave të plakura

11 Qershor 2026 | 16:41

Një terapi gjenetike që synon të rinovojë qelizat e plakura dhe të rikthejë funksionin e tyre është testuar për herë të parë në histori tek një pacient.

Kompania amerikane Life Biosciences me seli në Boston, ka zhvilluar terapinë e quajtur ER-100, e cila shërben për pacientët me dëmtime të nervit optik dhe përdor tre proteina të njohura si faktorët OSK. Këto proteina veprojnë si një lloj “rivendosjeje” biologjike, duke synuar t’i kthejnë qelizat e dëmtuara në një gjendje më të re dhe më funksionale.

Aktualisht trajtimi po testohet tek pacientët me glaukomë dhe forma të tjera të dëmtimit të nervit optik që mund të çojnë në humbje të shikimit. Kjo është faza e parë e provave klinike dhe synon të vlerësojë sigurinë e terapisë tek njerëzit.

Nëse rezultatet do të jenë pozitive, ekspertët thonë se kjo mund të shënojë një hap të rëndësishëm në mjekësinë rigjeneruese dhe në përpjekjet për të trajtuar sëmundjet që lidhen me moshën.

Shkencëtarët besojnë se plakja lidhet jo vetëm me dëmtimet e organizmit, por edhe me ndryshimet në mënyrën se si aktivizohen ose çaktivizohen gjenet. Terapia synon të korrigjojë këto ndryshime dhe të rikthejë funksionin normal të qelizave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026