Studiuesi: Pasojat që pati Ditmir Bushati nga Erdogan dhe letra që erdhi
Studiuesi Endri Hide thotë se lista që ka ardhur nga Turqia për persona që janë akzuar si përkrahës të Gylenit për të cilët është kërkuar të merren masa menjëherë, pati pasoja edhe tek ministri i atëhershëm, Ditmir Bushati.
Në emisioni Now në Euronews Albania, Hide u shpreh se lista e mbërritur në atë kohë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë kishte thjesht emra, pa asnjë prove për akuzat ndaj tyre dhe vinte në formë ultimatumi ndaj qeverisë shqiptare.
“Ministri i Jashtëm pati disa pasoja. Një nga arsyet pse është përfolur ka qenë pikërisht kjo; listat që mund të kenë ardhur nga Turqia me persona që janë akuzuar si përkrahës të Gylenit, por pa prova. Ka qenë thjesht një listë me emra dhe u kërkua të zbatohej menjëherë. Një shtet nuk mund të shantazhohet dot me një listë pa prova. Kjo është pjesë e procesit, nuk mund të ekstradohet një njëri pa prova”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:15 Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)