Studiuesit zbulojnë një hyrje sekrete në piramidën Menkaure në Egjipt

12 Nëntor 2025 | 09:19

Rreth 4,500 vjet pasi u ndërtua, shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mbetjet e një hyrjeje të fshehur në njërën prej piramidave historike të Egjiptit. E ndërtuar rreth vitit 2510 para Krishtit dhe me një lartësi prej gati 61 metrash, Piramida e Menkaure është më e vogla nga tre piramidat kryesore në Gizë.

Studiuesit në Egjipt dhe Gjermani kanë përdorur metoda skanimi me teknologji të lartë për të shqyrtuar brendësinë e blloqeve historike të granitit të piramidës  dhe thuhet se kanë zbuluar dy anomali të fshehura të mbushura me ajër që sugjerojnë një hyrje të fshehur të pazbuluar më parë.

Christian Grosse, një profesor në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), e quajti zbulimin në Giza të rëndësishëm.

“Metodologjia e testimit që zhvilluam na lejon të nxjerrim përfundime shumë të sakta rreth natyrës së brendshme të piramidës. Skenari i një hyrjeje tjetër është shumë i mundshëm dhe rezultatet na sjellin një hap të madh më afër konfirmimit të tij”, tha ai.

Hyrja kryesore e piramidës së Menkaure është në anën veriore të saj, por ekspertët besojnë se ka një të dytë në anën lindore, përballë Nilit. Është një zonë drejtkëndëshe katër metra e lartë dhe gjashtë metra e gjerë në anën lindore, afër tokës.

Sot, turistët mund të hyjnë në Piramidën e Menkaure dhe të ecin nëpër dhomat e varrimit, korridoret e vogla, por një hyrje e dytë në anën lindore sugjeron se mund të ketë ende dhoma ose korridore të paeksploruara që përmbajnë thesare që sytë modernë nuk i kanë parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026