Goditet Call Centeri në Tiranë! Skema mashtrimi ndaj të huajve, arrestohen 3 persona

12 Nëntor 2025 | 09:11

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Wrong Call”, duke zbuluar një ambient në zonën e Selitës, i përshtatur si call center, ku kryheshin veprimtari mashtruese ndaj shtetasve të huaj.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë ambient personat e përfshirë telefononin shtetas të huaj duke i joshur të investonin në bursa fiktive, me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 5 persona, ndër të cilët, 3 u arrestuan, 2 u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi.

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, E. S. dhe A. K., të cilët dyshohet se kishin marrë ambientin me qira për këtë qëllim, janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuetruar pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtruese.

Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026