Stuhi në Greqi, rrugët nën ujë, mbyllen shkollat në disa rajone
Për shkak të stuhisë së fortë që goditi Greqinë jugperëndimore, 11 bashki në rajonet e Atikës, Pireut, Epirit, Peloponezit dhe Ishujve Jonianë vendosën të mbyllin shkollat sot, dhe në rajonin e Athinës, reshjet e dendura të shiut shkaktuan një kolaps trafiku në rrugët qendrore, njoftuan zyrtarët grekë.
Siç njoftoi Ministria greke e Arsimit, udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare është “në komunikim të vazhdueshëm me drejtoritë rajonale për arsimin dhe me të gjitha bashkitë që po përballen me probleme për shkak të ngjarjeve të rënda të motit”, raporton “Katimerini”.
Reshjet më të dendura të shiut në gadishullin e Atikës u regjistruan deri në mëngjesin e sotëm në Falir, Alimos dhe Kifissia.
Gjatë ditës pati bllokime të dukshme trafiku në rrugët qendrore të Athinës dhe në rajonin më të gjerë të Atikës, ndërsa pjesa e Pireut, e cila ishte mbyllur për shkak të ujit, u rihap për trafikun.
LEXONI GJITHASHTU:
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen