Stuhia e fortë dimërore godet 13 shtete të SHBA-së: Mbi 38 cm borë dhe akull
Shërbimi Kombëtar i Motit i Shteteve të Bashkuara (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për stuhi dimërore që pritet të përfshijë 13 shtete amerikane, me reshje të dendura dëbore, ngrica dhe erëra të forta.
Sipas raportimeve të Newsweek, në disa rajone mund të bien më shumë se 38 centimetra dëborë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe pamundësi për qarkullim në rrugë.
Stuhia pritet të godasë Tenesin, Karolinën e Veriut, Virxhinian, Illinoisin, Indianën, Michiganin, Pensilvaninë, Ohajon, Nju Jorkun, Kentakin, Wisconsinin, Marylandin dhe Maine. Reshjet më intensive parashikohen nga nata e së dielës deri të hënën, ndërsa në disa zona do të vazhdojnë deri të martën.
“Udhëtimet e mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të preken ndjeshëm, me dukshmëri të ulët dhe rrugë të rrëshqitshme ose të pakalueshme”, thuhet në njoftimin e NWS.
Në zonat me lartësi mbi 450 metra, parashikohet të bien deri në 5 centimetra borë shtesë. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të ndjekin me kujdes njoftimet e motit dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Për drejtuesit e automjeteve, rekomandohet të kenë me vete një elektrik dore, ushqim, ujë dhe veshje të ngrohta, për çdo rast emergjence.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira