Stuhia ‘Éowyn’ pritet të godasë Britaninë e Madhe dhe Irlandën, anulohen udhëtimet

23 Janar 2025 | 13:59

Një paralajmërim i motit u lëshua këtë të enjte për Irlandën e Veriut dhe Skocinë, pasi pritet të vijë një stuhi e fortë.

Zyra e Metologjisë tha se mbërritja e stuhisë Éowyn të premten mund të sjellë shpërthime deri në 100 mph.

“Të gjitha shkollat ​​në Irlandën e Veriut janë këshilluar të mbyllen për stuhinë Éowyn që pritet të godasë vendin”, tha ministri i arsimit i Stormont, Paul Givan.

Parashikuesit thanë se mund të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike, kushte shumë të rrezikshme gjatë rrugëve për shkak për shkak të pemëve të rrëzuara, çative të hedhura në erë dhe prishjes së linjave të energjisë.

Gjithashtu është parashikuar ndërprerje e udhëtimeve duke u mbyllur kështu rrugët, urat dhe linjat hekurudhore.

Pas anulimit të shërbimeve, Northern Railways, e cila operon në të gjithë Anglinë veriore, këshilloi pasagjerët që të shmangnin udhëtimet ku është e mundur.

Anulimi i shërbimeve në gjithë rrjetin përfshin trenat nëpër Penines, në bregdetin Cumbrian dhe midis Carlisle dhe Newcastle.

Ekspertët thonë se Éowyn mund të sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe dëborë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Éowyn është stuhia e pestë e quajtur e vitit dhe potencialisht më shkatërruesja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026