Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe me shkrim që u ishin dërguar njerëzve në vendin skandinav, në të cilët bëhej thirrje për hakmarrje ndaj atyre që e digjnin librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, në vitin 2023.
Autoritetet në Stokholm pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit “e theu bazën e të dhënave” dhe ia doli t’i dërgojë “rreth 15.000 mesazhe në suedisht” gjatë kohës kur ndodhi një valë e djegieve të Kuranit.
Prokurori i lartë Mats Ljungqvist tha se nga një hetim i kryer nga agjencia suedeze e sigurisë SAPO, thuhet se “ishte shteti iranian ai që, përmes Gardës Rebolucionare Islamike, IRGC, e theu bazën e të dhënave të një kompanie suedeze që kryen shërbime të SMS-ve”.
Emri i kompanisë suedeze për dërgimin e mesazheve me shkrim nuk u bë i ditur.
Autoritetet iraniane nuk i kanë komentuar deri tani akuzat e bëra nga Suedia.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë