Suela Lala: Pagesa e personave me aftësi ndryshe është e pamjaftueshme, sa gjysma e pagës minimale
Sot është Dita Evropiane e Jetesës së Pavarur, e cila shërben për ndërgjegjësimin në të gjithë Evropën në lidhje me mundësitë që duhet t’u jepen personave me aftësi ndryshe, për të jetuar në komunitet.
Suela Lala, e cila është drejtore ekzekutive e fondacionit “Së bashku”, tha për Euronews Albania se tema e këtij viti është lëvizshmëria, që konsiston në mundësitë që duhet t’u ofrohen personave me aftësi ndryshe për të lëvizur, për të përdorur transportin dhe për të aksesuar pikat që u nevojiten si brenda, ashtu edhe jashtë qytetit.
“Kjo ditë festohet në mbarë Evropën dhe ka si synim që të rrisë mundësinë që personat me aftësi të kufizuar të lëvizim lirshëm dhe të pavarur në komunitet. Tema e këtij viti është lëvizshmëria që ka të bëjë me transportin, lëvizjen pa barriera, transport i aksesueshëm edhe ndërmjet qyteteve”, u shpreh znj. Lala.
Suela Lala përmendi edhe pagesën që u bëhet personave me aftësi ndryshe, duke thënë se pagesa është minimale dhe e pamjaftueshme sidomos për ata persona që duhet të paguajnë një ndihmës, pasi e kanë të pamundur fizikisht për t’u kujdesur për veten e tyre.
“Pagesa që jep shteti për personat me aftësi ndryshe është fare e pamjaftueshme, shumë më pak se gjysma e pagës minimale. Ata që nuk kanë anëtarë në familje për t’i asistuar, nuk mund të paguajnë një ndihmës. Me dhjetëra, qindra nëna që kanë fëmijë me aftësi ndryshe jetojnë me ankthin se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre kur ata të mos jenë më të afta për t’i ndihmuar”, tha Suela Lala.
Suela Lala tha se ka evidentuar se sidomos nëpër qytetet e Shqipërisë, por edhe në shumë zona të kryeqytetit, trotuaret nuk janë të përshtatshme për lëvizjen e personave me aftësi ndryshe.
“Kemi ende qytete që nuk kanë trotuare me pjerrtësinë e duhur. Ne shohim në kryeqytet trotuare shumë të ngushta që nuk janë të përshtatshme për lëvizje. Problematikat kryesore lidhen me transportin publik qytetas”, tha Suela Lala.
Znj. Lala përmendi disa kërkesa bazike që kanë personat me aftësi ndryshe në Shqipëri, kërkesa të cilat nuk pretendojnë më tepër sesa një jetë normale në komunitet. Mirëpo për këtë, znj. Lala theksoi se nevojitet të investohet për t’i bërë qytetet sa më të përshtatshme për personat me aftësi ndryshe.
“Nuk kërkojmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, kërkojmë mundësinë të lëvizim në qytet lirshëm, të përdorim transportin urban, të shkojmë në shkollat pranë lagjeve tona, të punësohemi, të gjitha ato ëndrra dhe aspirata që kanë të gjithë qytetarët e tjerë”, tha znj. Lala
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta