“Sukses i papërsëritshëm në F1”| Verstappen analizon sezonin e mbyllur: U argëtova
Maks Verstappen ka mbyllur një supersezon në Formula 1, ku u shpall kampion për herë të dytë. Piloti holandez dominoi në mënyrë absolute thuajse në të gjitha garat, duke dhuruar spektakël e mahnitur jo vetëm Redbull, por mbarë botën.
Dy ditë pas triumfit në garën e Abudabit, piloti ka analizuar sezonin që mbylli.
“Ishte një sezon i jashtëzakonshëm. Xhiroja e fundit në Abu Dhabi ishte shumë emocionuese, pasi u ula për herë të fundit në një makinë që ishte e jashtëzakonshme, që më dha shumë. Mendoj se do të jetë e vështirë të përsëritim një sezon të tillë, ku u argëtuam shumë,” – deklaroi ai.
Më tej, 26-vjecari ka parashikuar dhe sezonin e ardhshëm në Formula 1.
“E dimë që vitin tjetër do të jetë më e vështirë, por di gjithashtu që skuadra është duke punuar shumë për të ndërtuar një tjetër makinë të shpejtë e fituese. Do të jetë një betejë e fortë me rivalët, por ne jemi gati. Shifrat e këtij sezoni do të mbeten gjatë në histori, pasi vështirë që ndonjë makinë të arrijë të tilla suksese në të ardhmen,” – tha Verstappen.
Verstappen vendosi një rekord sa i përket fitoreve, konkretisht 19 të tilla, 10 prej tyre radhazi, ndërsa regjistroi po ashtu më tepër podium se kushdo, 21 herë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit