Verstappen triumfon në shtëpi, holandezi vijon në ‘arrati’, Alonso ngjitet në podium
Për të tretin vit radhazi, çmimi i madh i Holandës u fitua nga i zoti i shtëpisë, Max Verstappen.
25-vjeçari ia doli të linte pas kundërshtarët e tij, duke e mbyllur garën në vendin e parë. Një tjetër rekord nga ana e yllit të Red Bull, i cili rrëmben kështu fitoren e 9 radhazi dhe të 11-ën sezonale. Në vendin e dytë u rendit Alonso, ndërsa në të tretin Gasly.
Rrugëtimi drejt titullit kampion bote duket se do të jetë më i lehtë nga sa pritej për holandezin, i cili ditë pas dite e garë pas gare po kthehet dalëngadalë në fenomenin e formula 1. Gara e zhvilluar në Holandë ishte e luftuar, por me karakteristikat e tij, Verstappen arriti të linte pas rivalët kryesorë, madje dhe shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez. Reshjet e shiut vështirësuan disi garën, por gjithsesi nuk mundën të ndalojnë vendosmërinë e pilotit kampion për ta mbyllur i pari.
Një sukses i tillë është parë edhe vite më parë nga Sebastian Vettel, ndërsa tanimë gjërat kanë ndryshuar, me një lider të ri në pistë. Sa i përket renditjes së pilotëve në këtë sezon, Verstappen udhëheq renditjen me 339 pikë, pas tij Perez me 201 dhe Alonso me 168. Me më tepër se dyfishin e pikëve në krahasim me skuderitë e tjera është Red Bull, ndërsa ndjekësi më i afërt është Mercedes e më pas Aston Martin e Ferrari.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet