Verstappen, i pari në prova| F1 penalizon Red Bull, holandezi do nisë garën i pesti
Verstappen nuk ka zhgënjyer as në provat zyrtare të Belgjikës, duke u dhënë kështu një tjetër mesazh pilotëve të tjerë në prag të cmimit të madh.
Holandezi zhvilloi një performanacë të jashtëzakonshme, por për shkak të një dënimi nga Formula 1, piloti i Red Bull do ta nisë garën i pesti.
Scuderia e cila përfaqësohet nga dyshja Perez-Verstappen ka ndryshuar për herë të pestë kutinë e mardhave për këtë sezon, ndërsa është përballur me penalizim. I dyti në prova u rendit Leclerc, por të dielën do ta nisë garën në pole position. Sergio Perez u rendit në vendin e tretë në provat zyrtare e pas tij, Hamilton, Sainz, Piastri dhe në vendin e 7-të Lando Norris.
Me ndryshimet e bëra nga Formula 1, për shkak të penalizimeve, gara do të nisë me një renditje të tillë, i pari Le clerc, e më pas Perez, Hamilton, Sainz, Piastri dhe i gjashti Verstappen.
Nuk dihet se sa do të ndikojë në rezultatet përfundimtare të çmimit të madh të Belgjikës, por aktualisht holandezi është piloti më i mirë i sezonit. Deri më tani ka grumbulluar 281 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Perez me 171 pikë dhe në podium momentalisht ndodhet Alonso me 139 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet