Sulm me armë zjarri në një shkollë në Suedi, qëllohen 5 persona

4 Shkurt 2025 | 14:22

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore, thotë policia.

Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km (124 m) në perëndim të Stokholmit ndërsa policia tha se shkalla e lëndimeve të personave të qëlluar është e paqartë.

Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.

“Kjo aktualisht shihet si një tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”, tha policia në një deklaratë.

Ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer,  tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces.

Policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.

“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026