Sulm me bombë në makinën e policisë, 4 viktima, mes tyre 5-vjeçarja

10 Prill 2023 | 17:57

Të paktën katër persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën sot në një sulm me bombë në një automjet policie në Pakistanin jugperëndimor, tha policia lokale.

Shpërthimi ndodhi në një treg të frekuentuar në Quetta, kryeqyteti i Balochistanit, ku grupet separatiste lokale dhe lëvizjet islamiste shpesh kryejnë sulme të tilla që synojnë forcat e ushtrisë ose policisë.

“Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një mjet shpërthyes i improvizuar që ishte vendosur në një motoçikletë dhe shpërtheu nga distanca,” i tha AFP një oficer policie, Azfar Mehsar.

Të paktën katër persona u vranë, dy policë dhe dy civilë.

Wasim Baig, një zëdhënës i Spitalit Sandeman, më i madhi në Quetta, konfirmoi këtë rrëfim, duke sqaruar se një vajzë 5-vjeçare ishte në mesin e të vdekurve.

Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026