Ergys Mërtiri: Tirana qyteti më i pajetueshëm në Shqipëri, u shkatërrua nga betoni
Ergys Mërtiri tha për Euronews Albania se Tirana është një qytet i pajetueshëm, pasi sipas tij mungon hapësira.
Sipas Mërtirit, kryeqyteti është shfrytëzuar në funksion të bizneseve, të cilat e kanë mbushur me beton duke e shkatërruar Tiranën e duke e bërë atë qytetin më të pajetueshëm në Shqipëri.
“Qyteti duhet të jetë i jetueshëm. A është Tirana qytet i jetueshëm? Jo për mua Tirana është qyteti më i pajetueshëm në Shqipëri jo më në vendet e tjera të botës. Dhe është i pajetueshëm, jo sepse i mungojnë resurset, por se ky qytet është shkatërruar prej betonit.
Në filozofinë që është zhvilluar ky qytet është të shfrytëzojmë metrin katror për bizneset. nëse ne e rrjepim qytetin në funksion të xhepit, ne do e shkatërrojmë këtë qytet. Sepse një qytet është i bukur, i jetueshëm e i mirë kur në radhë të parë ka hapësirë. Ajo që menaxhon kryetari i bashkisë është hapësira. Këta kanë prodhuar asfiksim. S’ke trotuare ku ecën”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës