Sulm me thikë në një treg në Londër, 1 i vrarë dhe 2 të plagosur

10 Nëntor 2024 | 18:49

Një burrë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një burrë me thikë sulmoi një treg të dielën në Walworth, në jug të Londrës, raporton The Sun.

Policia mori një telefonatë se disa njerëz ishin therur me thikë në East Street.

Me gjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës, një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Një grua dhe një tjetër burrë janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendngjarje u arrestua një burrë, i cili dyshohet të jetë rreth të gjashtëdhjetave.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim nga policia.

Ky incident nuk po trajtohet si terrorizëm dhe hetimet janë në vazhdim, konfirmoi policia e qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026