Sulm në spitalin Haiti, tre të vdekur dhe disa të plagosur

25 Dhjetor 2024 | 09:19

Të paktën tre persona, përfshirë dy gazetarë dhe një oficer policie, u vranë të martën në Port-au-Prince, kryeqyteti i Haitit, kur burra të armatosur hapën zjarr gjatë një konference për rihapjen e spitalit më të madh publik të vendit. Të tjerë persona u plagosën në sulmin që është marrë përsipër nga aleanca e bandave Viv Ansanm, e cila kontrollon shumicën e qytetit.

Sipas raportimeve, gazetarët Markenzy Nathoux dhe Jimmy Jean u qëlluan për vdekje, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se një oficer gjithashtu humbi jetën gjatë sulmit. Të shtënat filluan ndërsa gazetarët prisnin ardhjen e ministres së Shëndetësisë, Lorthe Blema, në spitalin e përgjithshëm, i cili u rimor nga qeveria në korrik pas muajsh nën kontrollin e bandave.

Pamjet e postuara online tregojnë trupat e viktimave dhe të plagosurve brenda ndërtesës. Sipas një videoje të publikuar nga banda Viv Ansanm, sulmi u krye për të kundërshtuar rihapjen e spitalit, të cilin ata e kishin pushtuar dhe shkatërruar më parë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë dënuan dhunën dhe shprehën ngushëllimet për viktimat, ndërsa autoritetet premtuan se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë

Haiti vazhdon të vuajë nga dhuna e përhapur e bandave, e cila është përkeqësuar që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në vitin 2021. OKB raportoi se rreth 5,000 njerëz janë vrarë këtë vit në vend, ndërsa 85% e kryeqytetit është ende nën kontrollin e bandave. Përpjekjet për stabilizim përmes një qeverie të re tranzitore dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare kanë pasur deri tani rezultate të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026