Sulm terrorist në Izrael, dy të vdekur dhe një i plagosur
Një palestinez vrau dy izraelitë në një sulm me përplasje me makinë dhe me thikë në veri të Izraelit, njoftuan autoritetet të premten. Sulmi nisi pasditen e së premtes në Beit She’an, ku autori përplasi me makinë disa këmbësorë, duke vrarë një burrë 68-vjeçar dhe duke plagosur një djalë adoleshent.
Më pas ai u fut në një autostradë dhe goditi për vdekje me thikë një grua 19-vjeçare, bënë të ditur policia. Mjekët e urgjencës konstatuan vdekjen e të dy viktimave në vendngjarje.
Viktimat janë identifikuar si Aviv Maor, 19 vjeç, nga Kibuci Ein Harod, e cila u vra me thikë pranë një stacioni autobusi në Rrugën 71, me sa duket teksa po përpiqej të bënte autostop, dhe Mordechai Shimshon, 68 vjeç, nga Beit She’an, një qytet pranë kufirit verior të Bregut Perëndimor.
Një oficer sigurie qëlloi autorin teksa ai po i drejtohej qytetit të afërt Afula, tha presidenti Herzog. Sipas mediave izraelite, sulmuesi ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Herzog u shpreh se ishte i tronditur nga “vala e tmerrshme e vrasjeve” dhe u zotua se Izraeli do të forcojë sigurinë përgjatë asaj që e cilësoi si një zonë kufitare sfiduese.
Forcat izraelite u grumbulluan më pas pranë qytetit palestinez Qabatiya, të cilin ministri i Mbrojtjes Israel Katz e identifikoi si vendlindjen e autorit. Katz urdhëroi trupat të veprojnë “me forcë dhe menjëherë” kundër asaj që ai e quajti infrastrukturë terroriste në qytet. “Kushdo që ndihmon ose financon terrorizmin do të paguajë çmimin e plotë,” tha ai.
Lufta Izrael–Hamas në Gaza ka nxitur përshkallëzim të dhunës në Izrael dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë rritje të sulmeve nga militantë palestinezë.
Në shtator, sulmues palestinezë hapën zjarr në një stacion autobusi në Jerusalem gjatë orarit të pikut të mëngjesit, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur 12 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.
Vetëm një muaj më parë, autorë të tjerë kryen një sulm me përplasje me makinë dhe me thikë në kryqëzimin Gush Etzion në Bregun Perëndimor, duke vrarë një izraelit 71-vjeçar dhe plagosur tre të tjerë. Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje sulmuesit, ndërsa në automjetin e tyre raportohet se u gjetën materiale shpërthyese.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë