Sulm ushtarak i Izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën 6 palestinezë të vrarë

7 Mars 2023 | 20:37

Të paktën gjashtë palestinezë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ushtarak nga izraelitët në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Lajmin e bëri të ditur të martën Ministria palestineze e Shëndetësisë. Sa i përket viktimave, vetëm një është identifikuar nga autoritetet deri më tani si Muhammad Wael Ghazzawi, 26 vjeç.

Po ashtu, bëhet e ditur se 11 persona të tjera kanë mbetur të plagosur. Ky sulm është i treti që ndodh në mes të ditës këtë vit.

Dy të mëparshmet, një në Jenin dhe një në Nablus, rezultuan secila me 11 viktima palestineze, duke përfshirë militantë të shënjestruar nga IDF, njerëz që përlesheshin me forcat izraelite dhe kalimtarë të rastit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026