Polonia do të dërgojë tanke shtesë në Ukrainë

7 Mars 2023 | 19:00

Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerman Leopoard 2, në Ukrainë gjatë kësaj jave, njoftoi ministri polak i Mbrojtjes.

“Katër tanke veçse janë në Ukrainë dhe 10 të tjerë do të dërgohen këtë javë”, tha Mariusz Blaszczak gjatë një konference për media. Në total, Polonia ka premtuar se do t’i dërgojë Ukrainës 14 tanke Leopard 2.

Blaszczak i bëri këto komente para takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, që mbahet në Stokholm lidhur me sigurinë në Evropë dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Ne po ashtu pritet të diskutojmë me Boris Pistrius, ministrin gjerman të Mbrojtjes. Çështja kryesore për të cilën do të flasim është stoqet e pakta e pjesëve rezervë për tanket Leopard”, tha Blaszczak.

“Ky problem mund të zgjidhet fillimisht nga industria gjermane e armëve dhe Polonia është e gatshme që të prodhojë pjesë të tilla”, shtoi ai.

Përveç Polonisë, edhe Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams, shkruan REL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026