Sulmet ajrore në Liban, Izraeli pretendon se ka vrarë 15 anëtarë të Hezbollah
Ushtria izraelite pretendoi këtë të enjte se kishte vrarë 15 anëtarë të Hezbollahut në një sulm ajror në një ndërtesë komunale në Libanin jugor.
Ushtria tha se avionët e saj luftarakë goditën rreth 200 objektiva të Hezbollahut në Liban.
Ndërkaq nga Hezbollah nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këto pretendime të Izraelit.
Ushtria izraelite nisi një valë të re sulmesh ajrore në Bejrut dhe disa qytete në Libanin jugor dhe lindor të enjten.
Grupi Hezbollah, nga ana e tij, tha se kishte shënjestruar me raketa dislokimet e ushtarëve izraelitë në vendbanimet në Izraelin verior.
Izraeli ka nisur sulme masive ajrore që nga 23 shtatori mbi ato që ai i quan objektivat e Hezbollahut në të gjithë Libanin që kanë vrarë deri më tani më shumë se 1,100 viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City