Bushati: Rama në hall për premtimet e pambajtura, po përdor mëkatet e Berishës si ‘fije kashte’
Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama ka vënë në shënjestër të sulmeve të tij politike ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Meta për të lënë mënjanë dhe në hije të plotë kreun e Partisë Demokratike.
Përballë gazetares Bruna Çifligu në emisionin “Shock” në Euronews Albania, z. Bushati thotë se krahas kësaj, kjo sjellje në vetëvete synon të fshehë dështimet në tetë vite qeverisje.
Ai shton faktin se kryeministri Rama sot nuk ka asnjë bilanc pozitiv për të prezantuar ndaj qytetarëve shqiptarë.
“Qëllimi është për të lënë Bashën mënjanë, por ka edhe qëllime të tjera. Pasi vjen pas tetë vitesh si kryeministër, kur t’i duhet të bësh një bilanc, pse nuk hape negociatat, pse nuk e bëra shëndetësinë falas, trageti më i kollajshëm është të merresh me Berishën. Fushatën me Saliun gogol e ka provuar Fatos Nano në 2005. Edi Rama e di këtë, por i ka mbetur fija e vetme e kashtës për të mos u mbytur në oqean. Pika e tretë pse Rama e bën këtë është për tërhequr vëmendja nga problemet reale. Janë metoda të vjetra dhe nuk i ha më njëri. Në këto zgjedhje nuk ka çfarë thotë, sepse vjen me një bilanc katastrofik.”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit