Sulmet izraelite vrasin të paktën 17 persona në Gaza

18 Prill 2025 | 14:37

Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem.

Në mesin e të vrarëve ishin dhjetë në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga familja e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave. Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë.

Sulmet ndodhën një ditë pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet e kryera nga Izraeli, shtet që po rrit presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për të kthyer pengjet dhe për t’u çaramatosur.

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të premten vizitoi Murin Perëndimor, një vend i shenjtë për hebrenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Ai vendosi në mur një lutje, që presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shkruar.

Në ngjarjen e parë si ambasador i SHBA-së, Huckabee tha se Trumpi i kishte thënë që ta merrte lutjen e shkruar dhe të lutej për paqe në Jerusalem.

Huckabee tha po ashtu se do të bëjë përpjekje që të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi që nga tetori i vitit 2023.

Në të kaluarën, Huckabee kishte shprehur mbështetje për të drejtën e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe për të bashkuar pjesë të populluara me palestinezë në territorin e Izraelit. Ai tha se nuk është qëllimi i tij që të ndjekë këtë politikë.

Gjatë mandatit të parë, Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht kundërshtimeve palestineze, dhe e zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi. Palestinezët kërkojnë që pjesa lindore e qytetit, që Izraeli e pushtoi gjatë luftës së Lindjes së Mesme më 1967, si kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Nisja e punës si ambasador e Huckabee vjen pasi për 18 muaj po zhvillohet lufta në Gazë dhe në kohën kur ndërmjetësit ndërkombëtarë, përfshirë amerikanë, po tentojnë që ta rikthejnë në fuqi armëpushimin në enklavën palestineze.

Izraeli po kërkon që të lirojë më shumë pengje. Aktualisht, grupi palestinez mban 59 pengje, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë marrëveshjeve të mëhershme të armëpushimit.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 51.000 palestinezë në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026