Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për civilë të vrarë

27 Mars 2024 | 20:49

Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Harkivit, duke vrarë një person dhe plagosur 16 të tjerë, tha kryetari i qytetit, Ihor Terekhov, përderisa Ministria e Jashtme e Ukrainës edhe një herë i bëri thirrje Uashingtonit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Më 27 mars, edhe të paktën dy civilë u vranë nga sulmet ruse në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës.

Sulmi në Harkiv kishte për cak një ndërtesë banimi, shkroi Terekhov në Telegram, duke e përshkruar sulmin si “një tjetër akt të terrorit të përgjakshëm kundër ukrainasve”.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se ndodhën dy sulme në një qark të qytetit të Harkivit, duke raportuar për dëme në infrastrukturën civile.

Një ndërtesë pesëkatëshe pësoi dëme të mëdha dhe po ashtu edhe Instituti i Emergjencave, tha ai, shkruan REL.

Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë stacionet elektrike, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse.Gjatë një konference online më 27 mars, kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, bëri thirrje për dërgesa urgjente të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

“Veçmas, sulmet aktuale ruse janë intensive dhe po përdoren raketa balistike që mund të arrijnë caqe me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, duke u dhënë pak kohë njerëzve që të strehohen, dhe duke shkaktuar dëm të madh”, tha ai.

“Sistemet Patriot dhe të ngjashme janë vendimtare. Ato janë të dizajnuara të mbrojnë jetë, e jo të marrin jetë”, tha ai, duke iu referuar raketave të prodhimit amerikan.

Më herët gjatë javës, gjatë një interviste për Politico, Kuleba tha se Ukraina ka nevojë të madhe për këto raketa tokë-ajër për t’u mbrojtur nga sulmet e pareshtura ruse, teksa pushtimi i Ukrainës i nisur nga Rusia tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026