Sulmi i Indisë në Pakistan, humbasin jetën 8 persona, mes tyre një fëmijë

7 Maj 2025 | 07:28

India nisi mbrëmjen e të martës “Operacionin Sindoor” duke goditur disa zona në të gjithë Pakistanin në hakmarrje ndaj sulmit të muajit të kaluar në Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India.

Forcat e Armatosura të Pakistanit thanë se ushtria e Indisë sulmoi gjashtë lokacione në Pakistan, duke vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një vajzë 3-vjeçare.

Ushtria indiane thotë se zjarri i artilerisë pakistaneze vrau tre persona në Kashmirin e administruar nga India.

Zyrtarët pakistanezë pretendojnë se forcat e tyre kanë rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë dhe kanë marrë robër disa ushtarë indianë. India nuk ka komentuar menjëherë.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se sulmi i Indisë ishte “i paprovokuar” dhe se vendi i tij po përgjigjej me vendosmëri.

Ambasada Indiane në Uashington, DC, tha se “veprimet e Indisë” ishin “të fokusuara dhe të sakta”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar duke e quajtur situatën “një turp” dhe duke shtuar se shpreson që “të përfundojë shpejt”.

Gjithashtu Ministritë e jashtme të Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i quajti tarifat e reja amerikane të padrejta dhe një gabim strategjik në një artikull opinioni të së...
18:26 | 26/07/2026

Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz riafirmoi këtë të dielë se një marrëveshje që siguron një program bërthamor civil për Arabinë Saudite...
18:06 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026