“Sulmi i inskenuar!” – Eksperti zbërthen “teatrin” e Moskës
Moska ka akuzuar Uashingtonin si organizator të sulmit me dron ndaj Kremlinit, që sipas saj kishte si objektiv jetën e presidentit Putin.
Ukraina ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa Uashingtoni ka sugjeruar se sulmi mund të jetë sajuar për të justifikuar përshkallëzimin ushtarak të Rusisë.
Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që e gjithë ngjarja të jetë inskenuar nga Moska me qëllim për të akuzuar Kievin.
“Ka disa skenarë çfarë mund të ketë ndodhur, duhet të nisemi nga disa fakte për të arritur një përfundim. Ka mundësi që të ketë qenë një sulm i përgatitur nga Moska për të dhënë një mesazh demonstrativ. Duke ditur çfarë sigurie ka në zonën ajrore të Kremlinit është e paimagjinueshme që dy dronë të vegjël të futen në atë zonë pa u lejuar vetë. Është teatër. Është një operacion mashtrues i gatuar nga Kremlini për konsum të brendshëm. Medvedev doli dhe tha se duam kokën e Zelenskit”, u shpreh eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë