Sulmi i Iranit, Salianji: Duhet të ishte ndalur, qytetarët janë më të ekspozuar

12 Shtator 2022 | 14:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në ‘Euronews Albania’ foli për sulmet kibernetike dhe vendimin e qeverisë për të ndërprerë marrëdhënien me Iranin.

Për deputetin e PD, fakti që për sulmet kibernetike pati një reagim të shpejtë nga SHBA, e bën çështjen më serioze, duke shtuar se qytetarët shqiptarë sot janë më të ekspozuar.

Sa i përket vendimit për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, Salianji tha se ishte i drejtë, por i vonuar.

“Fakti që ka pasur një reagim të shpejtë nga SHBA do të thotë që çështja është serioze. Si deputet dhe institucione në këtë vend , është akti se parlamenti duhet të ketë dijeni të plotë mbi sulmin. Sipas Microsoft sulmi ka ndodhur që në maj. Vendimi për dëbimin e tyre është i vonuar. Miliona eurot që janë hedhur në sistem duhet që ta kishin ndaluar këtë situatë. Më shumë të ekspozuar është që të dhënat për shkak të patronazhimit kanë dalë në publik, një fakt kjo që e ka ekspozuar. Qytetarët shqiptarë sot janë më të ekspozuar”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026