Sulmi me armë në shkollën katolike në Minesota, reagon Donald Trump
27 Gusht 2025 |
17:15
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë katolike në Minneapolis, ku raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa autori është vrarë nga policia.
Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim.
“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump: Soros dhe djali i tij duhet të akuzohen për protestat në SHBA
- Tarifat 50% të Trump ndaj Indisë hyjnë në fuqi, Modi reagon me ulje taksash
Lajme të Sugjeruara
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa Uashingtoni u përmbajt nga sulmet ndaj Iranit...
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit