Sulmi me armë në Top Channel, reagon presidenti Begaj

27 Mars 2023 | 08:46

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit me armë t ëndodhur në televizionin Top Channel pak orë pas mesnatës të së dielës.

Përmes një mesazhi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Begaj shpreh ngushëllimet për familjen Kola për humbjen e njeriut të tyre ndërsa kërkon nga organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”,  shprehet Begaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës të së dielës ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të televizionit.

Për pasojë ka humbur jetën roja i objektit, shtetasi Pal Kola, 60 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026