Sulmi me dronë pezullon një nga terminalin më të madh të naftës në Rusi

30 Nëntor 2025 | 10:25

Një nga terminalet më të mëdha të naftës në Rusi ka pezulluar operacionet pas një sulmi me dronë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Terminali detar i Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) në Novorossiysk u godit rreth orës 04:00 nga dronë detarë, raportuan mediat lokale.

CPC-ja është një nga kanalet kryesore të eksportit të naftës bruto nga Kazakistani, duke përfaqësuar rreth 80% të eksporteve të vendit. Pas sulmit, ministri i Energjisë së Kazakistanit e cilësoi goditjen ndaj “infrastrukturës kritike thjesht civile” si të “papranueshme”, duke njoftuar se është aktivizuar plani për të devijuar eksportet drejt rrugëve alternative.

Në një deklaratë zyrtare, ministria paralajmëroi se çdo ndërhyrje ndaj tubacionit CPC, si një projekt energjetik ndërkombëtar, paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë globale të energjisë dhe dëmton rëndë interesat ekonomike të vendeve pjesëmarrëse, përfshirë Kazakistanin.

Sulmi vjen vetëm pak orë pasi dronë detarë goditën dy anije cisternash në brigjet e Turqisë në Detin e Zi, një sulm që Ukraina e ka marrë përsipër. Ngjarja shkaktoi një operacion të gjerë shpëtimi, ndërsa ekuipazhet e dy anijeve u evakuuan në kohë falë ndërhyrjes së rojes bregdetare dhe ekipeve të shpëtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026