Sulmi me raketa i Indisë, Pakistani: Kemi të drejtën të kundërpërgjigjemi
Pas Sulmit me raketa të nisur nga India mbrëmjen e të martës, Pakistani ka thënë se “rezervon të drejtën për t’u përgjigjur”
Islamabadi ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së (UNSC) rreth “agresionit flagrant nga India dhe kërcënimit që ai paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Pakistanit.
“KS i OKB-së është informuar se Pakistani rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme këtij agresioni në një kohë dhe vend që zgjedh vetë, në përputhje me të drejtën e tij për vetëmbrojtje, siç përcaktohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shton ajo
Pakistani ka pretenduar se ka rrëzuar pesë avionë indianë.
“Deri më tani, mund t’ju konfirmoj se pesë avionë indianë – përfshirë tre Rafale, një SU-30 dhe një MiG-29 – dhe një dron Heron janë rrëzuar gjithashtu”, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhary.
India ende nuk i është përgjigjur pretendimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret