Sulmi në Krime, Zakharova paralajmëron Perëndimin të mos “luajë me zjarrin” 

19 Maj 2024 | 09:37

Rusia po paralajmëron SHBA-në dhe BE-në, si dhe Kievin, të cilin e kontrollojnë, se po luajnë me zjarrin në lidhje me sulmet e ushtrisë ukrainase dhe se Rusia do të përgjigjet, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova.

Zakharova tha se të enjten dhe të shtunën, “regjimi në Kiev ndërmori një tjetër sulm masiv me mjete ajrore pa pilot dhe drone detare në Krime, Krasnodar dhe rajone të tjera ruse dhe se Rusia po paralajmëron edhe një herë Perëndimin për këto sulme me të cilat po luan me zjarri dhe se Rusia do t’i përgjigjet cenimit në territorin e saj”.

Zakharova thekson se është e qartë se pas atyre “sulmeve barbare” me armë perëndimore qëndrojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat, siç tha ajo, kontrollojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raportoi “TASS”.

“Ata jo vetëm që e furnizojnë atë me raketa dhe armë të rënda me rreze në rritje, por gjithashtu japin dritën jeshile për përdorimin e tyre kundër Rusisë, duke kontribuar kështu në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha Zakharova.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026