Sulmi në Veri, Hovenier: SHBA e konsideron akt kriminal, palët të qetësojnë situatën

26 Shtator 2023 | 14:53

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ai theksoi se SHBA, sulmin në Veri e konsideron akt kriminal ndërsa shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord për paqe.

Më tej ai nënvizoi se situata është serioze për të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

“Ka pasur një koordinim mes ndërkombëtarëve dhe policisë së Kosovës. Jemi shumë të shqetësuar për këtë sulm dhe është një sulm i pajustifikueshëm ndaj Kosovës. Ne besojmë se SHBA është në koordinim me policinë e Kosovës. Ka një mungesë informacionesh të theksuar. Situata është serioze, të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Nuk është e drejtë që qytetarët në Kosovë të ndihen të kërcënuar nga sulmet e këtij lloj. Nuk jam i shqetësuar për përplasjen me armë në Veri. Ne e konsiderojmë si akt kriminal. Është shumë e rëndësishme që ne të zgjidhim situatën mes këtyre dy shteteve në mënyrë që të ketë dialog. Serbia e Kosova duhet  të kuptojnë se duhet të qetësohet situata. Nuk kemi pse të negociojmë për terma konkretë, palët duhet të bien dakord për paqen. Të respektojnë territoret e njëra tjetrës. Duhet të vazhdojmë punën me të dyja palët”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026