Sulmi në Veri, ish-pjesëtari i UÇK: Si Serbia dështoi ta fuste në kurth Kosovën
Eksperti Dritan Goxhaj është shprehur se Serbia tentoi ta fuste në kurth Kosovën përmes sulmit të kryer nga një grup terroristësh në Veri, ku mbeti i vdekur edhe një efektiv policie.
Teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, Goxhaj tha se plani ishte që Policia e Kosovës të futej në manastir dhe terroristët do të vrisnin të pranishmit që ishin atje, duke pretenduar se kjo do të ishte një vepër e Kosovës.
Ai tha se nëse plani do të arrihej, do të kishte një bllokadë diplomatike për Kosovën dhe një numër të madh ç’njohjesh.
“U bë disa orë luftë jashtë manastirit dhe ata pretenduan se gjoja u tërhoqën. Por me armatimin që ata kishin dhe me armatimin që kishte Policia e Kosovës, ata nuk mund të tërhiqeshin.
Ishte strategji që duke u futur në manastir, Policia e Kosovës pas dy orëve luftë të ndërhynte në manastir dhe pas kësaj ndërhyrje ata që ishin në manastir do ti ekzekutonte vetë Serbia dhe do të thoshte urdhëro çfarë bëri Kosova. Në rast se do e bënte do të kishim një sulm që do të konsiderohej edhe si sulm fetar sepse myslymanët po godasin një objekt fetar ortodoks.
Kështu do të niste një seri veprimesh të tjera ndërkombëtare që do të çonte në ç’njohjen e Kosovës nga ato vende ortodokse kryesisht të Europës, duke i krijuar një bllokadë diplomatike totale Kosovës. Por pjekuria e Policisë së Kosovës nuk e lejoi këtë”, tha Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë