Sulmi rus vrau 4 persona, Zelensky: Vullnetarët e SHBA-së i mbijetuan goditjes

6 Mars 2025 | 10:09

Një sulm me raketa ruse në një hotel ka vrarë katër persona në Kryvyi Rih në Ukrainë. Raketa goditi një hotel në qytetin qendror, duke shkaktuar pasoja në humbje jete njerëzish, por dhe dëme në blloqe apartamentesh dhe dyqanesh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vullnetarë amerikanë dhe britanikë nga një organizatë humanitare po qëndronin në hotelin e Kryvyi Rih të goditur nga sulmi me raketa, por ata lanë dhomat e tyre përpara sulmit.

Zelensky shkruan në Telegram se operacioni i shpëtimit në Kryvyi Rih zgjati gjithë natën.

“Raketat balistike goditën një hotel të zakonshëm. Pak para sulmit, vullnetarë nga një organizatë humanitare, qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë u regjistruan në hotel. Ata mbijetuan sepse arritën të zbrisnin nga dhomat e tyre. Por, për fat të keq, katër persona u vranë në sulm.

Në total u plagosën më shumë se 30 persona, të gjithëve iu ofrua ndihma e nevojshme. Nga goditja u dëmtuan shumë objekte civile përreth hotelit. Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e ngjarjes me të gjitha shërbimet”, tha Presidenti ukrainas.

“Nuk mund të ketë pauzë në presionin ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë dhe terror kundër jetës”, shtoi Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026