Sulmohet në rrugë kryeministrja e Danimarkës
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar në Kopenhagë, nga një kalimtar. Policia lokale konfirmoi në rrjetin “X” se personi është arrestuar dhe nën hetim.
Ende nuk dihet nëse Frederiksen ka pësuar lëndime, por një dëshmitarë raportoi se ajo dukej e frikësuar teksa po shoqërohej nga rojet e sigurisë.
Sulmi ndodhi pak para zgjedhjeve parlamentare të BE-së që do të mbahen të dielën. Frederiksen ishte duke bërë fushatë me kandidaten kryesore të Social Demokratëve për BE, Christel Schaldemose, sipas televizionit danez TV2. Raportet e medias theksojnë se incidenti nuk kishte lidhje fushatën dhe zgjedhjet.
Politikanët danezë, por dhe politikanët ndërkombëtarë kanë dënuar aktin e dhunës.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e quajtën aktin si një sulm ndaj demokracisë.
LEXO GJITHASHTU:
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë