Zgjedhjet në PE, Kroacia voton të dielën. Analistët: Vendi nuk do të anojë djathtas

7 Qershor 2024 | 16:13

Votuesit në Kroaci do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën për të zgjedhur mes 300 kandidatëve 12 përfaqësuesit në Parlamentin Evropian. Por, edhe pse me kërkesa modeste, disa votues nuk janë të sigurt se BE mund t’i përmbushë ato.

 “Dua të di se kush mund t’i bëjë çmimet e dyqaneve njësoj siç janë në Evropë”.

 “Politikat evropiane po ndikojnë në jetët tona gjithnjë e më shumë, ndaj duhet të votojmë për dikë që mund të bëjë ndryshimin”.

 “Aktualisht vendimet po merren me dyer të mbyllura dhe ne nuk e dimë se sa e madhe do të jetë influenca e Parlamentit mbi Komisionin. Është kjo që ndikon në jetët tona”.

Por arsyet përse qytetarët po u drejtohen qendrave të votimit nuk janë vetëm këto.

 “Ata që votojnë në zgjedhjet e BE-së e bëjnë këtë sepse është një urdhër partie që mund të vijë nga partia në pushtet, ose sepse njerëzit e kuptojnë rolin e vërtetë të Parlamentit Evropian dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet”,-tha Darijo Čerepinko, analist politik.

Në zgjedhjet e 2019-s, Kroacia doli me një përqindje fare të ulët votuesish, 29 për qind. Dhe shifra pritet të jetë e ulët edhe këtë të diel.

 “Parashikimet e rezultateve të zgjedhjeve të së dielës në Kroaci tregojnë se shifrat do të jenë po aq të ulëta sa 5 vjet më parë”,-tha Dušan Hadži Nikolić, Euronews.

Unioni Demokratik Kroat i qendrës së djathtë formoi qeverinë me partinë Lëvizja për Atdheun e krahut të djathtë në maj. Si shumë vende në Evropë, edhe Kroacia po anon djathtas. Por analistët thonë se partitë e këtij krahu nuk do të hyjnë në PE.

 “Me siguri në zgjedhjet evropiane Kroacia nuk do të shkojë djathtas. Nga e djathta vetëm një, ose dy kandidatë do fitojnë mandate. Ndaj mendoj se Kroacia do të ruajë rolin e qendrës” Darijo Čerepinko, analist politik.

Votimi në Kroaci do të nisë të dielën në 7 të mëngjesit dhe qendrat e votimit do të mbyllen më vonë gjatë pasdites. Rezultatet paraprake, bazuar në sondazhe, do të dalin rreth orës 19:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026