Zgjedhjet në PE, Çika: Dominojnë të djathtët, shtete e rrezikuara nga ekstremizmi

28 Mars 2024 | 12:25

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtë qershor, e djathta ekstremiste duket se po fiton terren nëpër të gjithë kontinentit, veçanërisht në vendet kyçe. Megjithëse vala shoviniste shtrihet nga Portugalia në Skandinavi, ajo po udhëhiqet më së shumti nga partitë e krahut të djathtë në pesë vende kyçe anëtare të BE-së, vende të cilat e hodhën poshtë nacionalizmin më shumë se shtatëdhjetë vjet më parë.

Zgjedhjet Europian do të mbahen nga datat 6-9 qershor.

Zgjedhjet evropiane janë një rast jo vetëm për rinovimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian, por edhe të disa prej institucioneve udhëheqëse të BE-së, si Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian.

Presidentja Aktuale e Komisionit Europian Von der Leyen ka vendosur të kandidojë sërish duke theksuar se dëshiron një Europë më të sigurt. Ndërsa Kreu i Këshillit europian Charles Michel është shprehur se nuk do të garoj në zgjedhjet e qershorit.

Emilio Çika, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, u shpreh se zgjedhjet e këtij viti do të sjellin ndryshime, duke nisur që nga numri i deputetëve, që sipas tij këtë vit do të jenë më shumë.

Sipas tij, PE ka një rëndësi të veçantë sepse me zhvillimet e reja ka një zë të shtuar, që ndikon dhe në atë që janë politikat e BE por dhe politikat e jashtme.

“Është një kurbë që edhe në zgjedhjet e mëparshme të Parlamentit Evropian ka ndodhur.   Zgjedhjet e 2024 do të sjellin disa ndryshime të cilat vijnë që nga numri i deputetëve të cilët do të jenë më shumë kësaj herë në PE. Do ketë një ndryshim me atë që ka qenë  legjislatura e mëparshme e vitit 2019 që pati dy sfida kryesore, pandemia, lufta në Ukrainë dhe problematika të brendshme që vijnë si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve.

PE ka një rëndësi të veçantë sepse me zhvillimet e reja ka një zë të shtuar, që ndikon dhe në atë që janë politikat e BE por dhe politikat e jashtme. Mund të ketë ndryshime që mund të ndikojnë nga forca të cilat do jenë kryesuese në BE. Tashmë kemi dominimin e partive që janë të djathta. Dominojnë dhe përmes ideologjive të tyre dhe politikave që përfaqësojnë këto parti. 9 shtete ‘rrezikojnë’ sepse përzgjedhja e partive, është një votë që është popullore”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026