Kosova “viktimë” e përplasjes greke, Tsipras abstenoi propozimin e Bakoyannis në KiE

28 Mars 2024 | 09:29

Ish-kryeministri i Greqisë, abstenoi në Komitetin Politik të Këshillit të Europës lidhur me opinionin për anëtarësimin e Kosovës. Ai ka thënë se duhen “më shumë veprime nga Kosova në mënyrë që anëtarësimi i saj në KiE të kontribuojë për paqen”.

Tsipras ka theksuar se Kosova falë përpjekjeve të raportueses për në KiE, Dora Bakoyannis, e ka vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, kjo nuk mjafton si kusht i vetëm për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe se kërkohen veprime shtesë, “veçanërisht në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Pakicave”.

Ai nënvizoi se tensioni është rritur shumë në rajon me përgjegjësi reciproke të palëve dhe nevojiten më shumë garanci paraprake për të kontribuar realisht për paqen në Ballkan, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti grek shtoi se kërkohet diskutim shtesë me vendet që nuk e njohin Kosovën, për regjimin me të cilin do të anëtarësohet në këtë organizatë, shkruajnë mediat greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026