Sulmohet një grua në Lipjan, ish-bashkëshorti në kërkim nga policia

24 Nëntor 2025 | 14:17

Një sulm i rëndë është regjistruar këtë të hënë ndaj një gruaje në Kosovë. Mësohet se një grua është sulmuar dhe goditur me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj rreth orës 09:00 në Gadime të Lipjanit.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka bërë me dije se gjendja është stabël dhe se ajo ka marrë plagë në kokë. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka theksuar se rasti po hetohet si “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas Shalës, i dyshuari ndodhet ende në arrati. Ajo ka shtuar se prokurori i shtetit, në koordinim me njësitet e tjera relevante, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një Renault të kuqe, në drejtim të panjohur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026