Sulmuan me molotov kryeministrinë, procedohet penalisht grupi i zjarrit në protestë

12 Korrik 2024 | 10:08

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 protestues, të cilët gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e të premtes kanë hedhur flakadanë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shtetasit në fjalë do të procedohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se protesta kombëtare e opozitës e mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u shoqërua me tensione dhe përplasje me protestuesve dhe policisë.

Në momentin që mori fjalën kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pati një sulm intensiv me bomba molotov në drejtim të kryeministrisë.

Sulmi drejtohej nga një “grup zjarri” mes protestuesve, të cilët ishin persona të maskuar me kapuç dhe syze.

Pas kryeministrisë, protesta u zhvendos në bashkinë e Tiranës, ku pati sërish sulme me bomba molotov dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026