Sunak rikthen në qeveri ish-kryeministrin britanik, e emëron Sekretar të Jashtëm
Ish-kryeministri David Cameron është emëruar si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe.
Gameroon u pa duke hyrë në Downing Street mëngjesin e kësaj të hëne, pak pasi u njoftua shkarkimi nga detyra i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.
Kryeministri Rishi Sunak emëroi brenda pak minutash pas shkarkimit, Sekretarin e Jashtëm James Cleverly në postin e Sekretarit të Brendshëm.
Vakancën e lënë nga Cleverly, Sunak zgjodhi ta plotësonte duke rikthyer dhe njëherë në politikë ish-kryeministrin Cameroon.
Ndryshimet në kabinetin e konservatorëve në qeverinë britanike erdhën pas shkarkimit të Braverman, e cila u largua pas një artikulli në The Times ku kritikonte policinë për një qëndrim të “butë” ndaj protestave pro-palestineze në Britaninë e Madhe.
Kjo është hera e dytë që ajo largohet nga posti i Sekretares së Brendshme, pasi dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss për thyerjen e kodit ministror.
Sunak njoftoi gjithashtu dhe largimin e dy ministrave të tjerë, Nick Gibb Sekretar i Arsimit dhe Neil O’Brien, Sekretar i Shëndetësisë.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar duket se vijnë në kuadër të zgjedhjeve të ardhme parlamentare, ku konservatorët ndodhen në pozita të vështira.
Me ndryshimet e bëra Sunak dëshiron të vendosë autoritetin e tij dhe të rifreskojë qeverinë për përballjen e ardhshme elektorale.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar