Super-komisioni, Bylykbashi: Dënim me vdekje për opozitën nëse bëhemi palë me Ramën

30 Maj 2024 | 21:45

Deputeti i Partisë Demokratike (pjesë e Rithemelimit), Oerd Bylykbashi, tha se mazhoranca po përpiqet të krijojë një supër komision për të futur duart në institucionet e drejtësisë dhe në ato të pavarura, me qëllim mbulimin e korrupsionit të saj 11 vjeçar.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nëse opozita do të bëhet palë në këtë komision, atëherë sipas tij, do të jetë një ‘dënim me vdekje’ për të para zgjedhjeve të vitit 2025.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë edhe më parë, për ta implikuar opozitën në këtë komision dhe më pas ta asgjësojë atë.

“Një pjesë e deputetëve që ishin në sallë votuan kundër. Ne do të votonim kundër nëse do të ishim në sallë. Ky ishte një qëndrim që u shpalos që në momentin e Rezolutës. Rezoluta i shpjegon qëllimet e mazhorancës. Për të futur duart në të gjithë institucionet, jo vetëm në sistemin e drejtësisë. Por edhe institucionet e tjera të pavarura.

Në fundin e mandatit të tretë hedhin ofertën për të bërë reformimin e shtetit, me qëllim që të mbulojnë gjithë atë që ka ndodhur. Rama ka ardhur në momentin që rotacionin politik që ndodh me votë ta shndërrojë në një rotacion ministrash. Rama përsërit veten. Në momentin që bëhet oferta për t’u ulur në një komision parlamentar, që do të marrë në dorë funksionimin e shtetit, ka ligje me 3/5.

Ky komision do shkojë shumë më largë se kaq për të bërë ndryshime në ligjet e Reformës në Drejtësi. Është një paketë e përgatitur. Ajo që është e nevojshme është që si mundet që të bëhet palë në këtë histori edhe opozita në vitin e fundit para zgjedhjeve dhe për rrjedhojë opozita të asgjësohet.

Të bëhesh palë në momentin e fundit praktikisht është dënim me vdekje për opozitën. Sigurisht që ka ligje që vlen të diskutohen dhe shqyrtohen nga palët. Por ne kemi një ligj tjetër që po përpiqemi ta bëjmë, që është kodi zgjedhor, që Rama e ka bllokuar për momentin”, tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026