Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona

12 Qershor 2020 | 09:40

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar të marrë si të pandehur 7 persona për supergrabitjen e 6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit që ndodhi në muajin prill vitin e kaluar.

Për grabitjen e bujshme, SPAK-u ka marrë si të pandehur vëllezërit Klemend dhe Eldi Cala,  Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Benagsi, Oltion Veselin, Elton Piklin dbe Talo Ccelën, ky i fundit ndodhet ende në kërkim.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të gjetur paratë e grabitura, për të cilat prokuroria nuk ka akoma asnjë provë se ku mund të jenë fshehur.

Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.

Ndërkohë, për 8 personat e përfshirë në këtë, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror.

Lexoni gjithashtu: 

Arrestimi i vëllezërve Çala, SPAK zgjat afatet e hetimit për supergrabitjen e Rinasit

Ndërron jetë “Daja” nga Kosova, i përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas

Arrestimi i vëllezërve Çala, Sandër Lleshaj përgëzon strukturat e Policisë së Shtetit

Supergrabitja në Aeroportin e Rinasit, arrestohen pas një viti vëllezërit Çala

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026