Superliga Shqiptare, Vllaznia i bashkohet Dinamos e Egnatias në “Final 4”

13 Prill 2025 | 13:45

Kampionati shqiptar po shkon drejt fundit, pasi mbeten dhe 2 javë deri në uljen e siparit, e ajo çka bie në sy është se asgjë nuk është vendosur sa i përket zonës së ftohtë.

Të shtunën u zhvillua java e 34-ët e kampionatit, ku fitore regjistruan Vllaznia, Partizani, Elbasani dhe Teuta. Shkodranët triumfuan në duelin direkt ndaj Dinamos, të cilën e likujduan në shifrat 3-0. Një tripletë golash, duke konfirmuar dhe një herë tjetër se janë një konkurrent i fortë në luftën për titull.

Golat u shënuan nga Qato, Dodaj dhe Balaj, ndërsa kjo ishte fitorja e vetme në 5 javët e fundit për shkodranët. Partizani është rikthyer sërish në zonën “Final 4” pas fitores që mori ndaj Egnatias, ndërsa goli i vetëm i duelit u shënua nga Albers Keko. Në vendin e pestë, por në formë fantastike është Elbasani që numëron 4 triumfe radhazi, i fundit ai i së shtunës ndaj Bylis me golin e Qoses.

Teuta është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë pas fitores në sfidën direkte me Laçin, i mbyllur 1-0. Përballje interesante ishte ajo në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës që u mbyll në shifrat 1-1.

Gara vijon të jetë e hapur deri në 2 javët e fundit, pasi zona e ftohtë ende ka llogari të pambyllura, ndërsa sa i përket titullit, duhet dhe një skuadër për të kompletuar fazën finale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026