Superliga/ Dinamo triumfon në derbi, Partizani rrezikon pjesëmarrjen në “Final 4”
Superliga Shqiptare ka zhvilluar javën e 31-të, ndërsa mbeten edhe 5 javë deri në përfundimin e sezonit të rregullt ndërsa më pas, skuadrat do të mësojnë verdiktet e tyre: Cila do të luftojë në “Final 4”, ajo që do të shkojë në Play-Out, si dhe ekipet që do të sigurojnë mbijetesën.
Të enjten u luajtën dy ndeshjet kryesore të kampionatit shqiptar: Egnatia – Vllaznia, e cila u mbyll pa fitues, dhe derbi mes Dinamos dhe Partizanit, i fituar minimalisht nga “nëndetësja”.
Me një pjesë të parë pa gola, derbi u vendos nga Baton Zabërgja, i cili i dha fitoren Dinamos, që po kalon një formë të luhatshme.
Dy skuadrat e tjera që arritën të merrnin 3 pikë këtë javë ishin Elbasani dhe Teuta.
Djemtë e detit morën një fitore shumë të vlefshme ndaj rivalit direkt, Skënderbeut, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Toma.
Më herët, Elbasani mposhti në transfertë Lacin në një duel që prodhoi vetëm një autogol, i cili mjaftoi për t’i dhënë pikët e vlefshme skuadrës nga Elbasani, që tani ëndërron pjesëmarrjen në “Final 4”.
Në Rrogozhinë, dueli i kreut u mbyll pa fitues, ku Egnatia dhe Vllaznia morën nga 1 pikë, me rrogozhinasit që siguruan matematikisht pjesëmarrjen në fazën “Final Four”.
Me vetëm 5 javë të mbetura nga përfundimi i kampionatit të rregullt, Egnatia është shkëputur 15 pikë nga vendi i pestë, që mbahet nga AF Elbasani.
Avantazhi në ndeshjet direkte ndaj AF Elbasanit i mundëson skuadrës nga Rrogozhina të jetë e para që siguron pjesëmarrjen në “Final 4”.
Në një barazim dramatik, Tirana dhe Bylisi ndanë nga një pikë në ndeshjen e tyre, e mbyllur 2-2. Ndonëse nuk munguan përplasjet dhe polemikat, në fund, barazimi nuk i vlejti askujt.

LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin