Ikën Veselinoviç, Vangjel Zguro tregon prapaskenat me ish-trajnerin e Partizanit

24 Shkurt 2025 | 15:41

Ish-lojtari i Partizanit tanimë kapiten te Pogradeci, Vangjel Zguro, ka vijuar me deklaratat kritike ndaj ish-trajnerit të Partizanit, Aleksandr Veselinoviç.

Në një lidhje për emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, pas ndeshjes ndaj Kastriotit, mbrojtësi foli për përplasjen që ka pasur me ish-trajnerin e të kuqve, duke mos i kursyer ironitë dhe kritikat.

Zguro sqaroi se një koment i tij në rrjetet sociale për Veselinoviç ishte instinktiv dhe pasqyronte natyrën e tij të drejtpërdrejtë. “Komenti në Facebook për Veselinoviç ishte instiktiv. Ai tip jam unë. Partizani nuk e meritonte atë trajner, i uroj suksese në vazhdim dhe ishalla të shpallet kampion”, tha ai.

Duke vijuar më tej, ai shtoi: “Mos bëjmë sikur jetojmë në Tajlandë. Shumë paskemi ecur me kaq shumë bërryla sa ka ky sport.

Pakënaqësitë për trajtimin në Partizan

Zguro shprehu pakënaqësi për mënyrën sesi u trajtua nga trajneri serb, duke theksuar se ndjeu padrejtësi pas ndeshjes me Laçin. “Trajneri mashtroi në një situatë të zakonshme. Ndoshta duhet të luante ai lojtar. Punët e tyre. E gjitha lindi mbas ndeshjes së Laçit, kam luajtur 90 minuta dhe në derbi u ula në stol. Nuk e kuptova,” tha ai.

Më tej, ai shtoi: “Nuk mund të shkojë trajneri i Naftëtarit, trajner i Crvena Zvezdës apo i Partizanit të Beogradit, nuk ndodh. Kështu ishte puna e këtij, e tregon CV-ja e tij. Nuk e di si e mori Partizani këtë. Më hapur nuk di si ta them. Bënim stërvitje të U12-ës. Dalim në analizë, portieri te sulmuesi, sulmuesi te x lojtar. Edhe në kategoritë e treta shqiptare nuk ndodhin këto.”

Angazhimi i ri te Pogradeci

Pas largimit nga Partizani, Zguro vendosi të rikthehet në qytetin e tij të lindjes, duke u bashkuar me Pogradecin, një klub që sipas tij ka një projekt ambicioz. “Shkova si kampion i Maqedonisë së Veriut dhe u investova totalisht te Partizani, erdhi një trajner që nuk e njeh as shtëpia e vet dhe më dëmtoi. Kam pasur oferta edhe nga Ballkani i Kosovës. Vendosa të shkoja te Pogradeci, sepse ka një projekt shumë të fuqishëm, shumë shpejt do e shikoni.”

Në lidhje me kushtet financiare të klubit, ai theksoi: “Te Pogradeci më dhanë të njëjtat lekë që jep një ekip që synon titullin kampion në Superiore. Jam në vendlindjen time. U ndërthur edhe pjesa ekonomike, që mos bëj kot erdha vetëm për fanellën.”

Në përfundim, Zguro bëri të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet te Partizani. “Nuk dua të iki te Partizani. Jam lojtar i Pogradecit edhe për sezonin tjetër,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026